Manifestimi i ditës së maturantëve

 
 

Sot me datë 11 maj, përpara festës së ditës së maturantëve u bë hapja e parkingut të gjimnazit të Negotinës ku drejtori z.Rexhep Rexhepi u shpreh se projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në të mirë të këtij institucionit, ku më pas festa vazhdoi në sallën sportive të gjimnazit të Negotinës, ku ishin të pranishëm përfaqësues komunal, drejtor të shkollave fillore, semimaturantë, prindër dhe mysafir të tjerë.
Drejtori z.Rexhep Rexhepi në fjalimin e tij përshëndeti të gjithë të pranishmit, dhe u shpreh se ky manifestim do të jetë traditë e këtij institucioni dhe do të vazhdojë edhe në gjeneratat e ardhëshme. Ndërkoh që maturantët për të pranishmit kishin përgaditur recital, kënge, valle si dhe ushqime të ndryshme.

Nxënësit shembullor të kësaj shkolle u dekoruan me lëvdata, ndërsa të gjith sponsorët që kontribuan u dekoruan me mirënjohje.

Për të parë videon kliko në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/TvGlobi/videos/787674288095257/

 

Comments are closed

Sorry, but you cannot leave a comment for this post.

 
 
}
Translate »