Manifestimi i ditës së mësuesit

 
 

Në prag të festave 07-08 Marsit Dita e mësuesit dhe Dita ndërkombëtare e gruas, dite të shënuara këto, drejtori i gjimnazit SHMK “Negotinë” Rexhep Rexhepi dhe ne si mësimdhënës kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan me idealin e vetëm që ishte arsimimi, dhe të drejtat e gruas.
Andaj sot me datë 07.03.2019 për hirë të festave 7 dhe 8 Mars shkolla jonë organizio një manifestim me nxënësit, shfaqa kaloi shumë bukur, ku kishte recitale me poezi, referat kushtuar këtyre ditëve kaq të rëndësishme, si dhe skece humoristike dhe në fund një këngë nga maturantët, te pranishem ishin Drejtori Rexhep Rexhepi, si dhe gjithë mësimdhënësit dhe nxënesit.
Me çrast më pas na mikpriti restoranti M-Line ne fshatin Gradec në një drekë.
Populli ynë i ka ende te freskëta sakrificat e mëdha që u bënë në rrugën e arsimit, do ju kujtojmë gjithmonë me mirënjohje, Gëzuar festa e 7 Marsit të nderuar mësimdhënes, gjithashtu Gëzuar 8 Marsin të gjithë grave dhe nënave!

Comments are closed

Sorry, but you cannot leave a comment for this post.

 
 
}
Translate »