Krijimi i Shtetit Shqiptar dhe ndarja e tokave shqiptare

 
 

Data 28 Nëntor është jetike, për popullin shqiptar të cilën e nderojnë dhe e festojnë të gjithë shqiptarët pa dallim feje apo krahine. Më 28 Nëntor vitit 1443, Gjergj Kastrioti Skënderbeu e ngriti flamurin kombëtar në Krujë, dhe e krijoi shtetin mesjetar Shqiptar.

Pas një periudhe të gjatë shekullore të rrobërisë, populli shqiptar nën udhëheqjen e Ismail Qemalit dhe bashkëpuntorëve të tij më 28 Nëntor të vitit 1912, arriti të shpallë Pavarësinë e Shqipërisë Etnike, në qytetin e Vlorës, e cila njihet në histori si Nëntori i Dytë. Gjithashtu më 28 Nëntor të vitit 1955, lindi rilindasi i çlirimit të Kosovës heroike Adem Jashari.

Shqiptarët si popull më i lashtë në Gadishullin Ballkanik, gjithmonë kanë zbatuar filozofinë e tyre kombëtare. Duke organizuar jetën e tyre për të arritur ardhmërinë kombëtare, rritjen dhe fuqizimin arsimor, kulturor, shoqëror dhe ekonomik. Kurrё shënojmë këtë jubile të rëndësishëm të historisë tonë kombëtare, për pёrvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kemi një obligim të natyrshëm para vetës për të kujtuar me krenari të gjitha ato përpjekje, kryengritje e luftëra të përgjakshme të popullit tonë, që nga Epoka e lavdishme e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Kongresi i Manastirit, dhe kryengritjet e parreshtura të shqiptarëve gjatë viteve 1910-1912, të cilat u kurorëzuan me sukses të plotë kundër armikut shekullorë. Gjatë asaj periudhe patriotët shqiptarë gjetën momentin e përshtatshëm të rrethanave ndërkombëtare që më 28 nëntor të vitit 1912, lufta e pandërprerë për autonomi të shëndërrohet në pavarësi. Kështu gjaku i derdhur shekuj me radhë i popullit, që u qëndroi si shkëmb stuhive të pushtimit, burrëria dhe guximi sollën më në fund frytin e dëshiruar nga diplomati i madh i popullit shqiptar Ismail Qemali më 28 nëntor të vitit 1912, në Vlorë u ngrit flamuri kombëtar dhe Shqipëria u bë shtet i pavarur. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nuk ishte drejtuar kundër askujt, as kundër fqinjëve, por ishte për ta pasur një vend të merituar në këtë pjesë të Siujdhesës Ballkanike, do të thotë në mesin e familjes së popujve ballkanikë dhe evropianë në përgjithësi. Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte fitoren e përbashkët të, të gjitha trojeve etnike shqiptare të cilët duke marrë pjesë gjallërisht me pushkë e me penë në lëvizjen për çlirim kombëtar vendosën gurrin e shejntë në themelet e pavarësisë së Shqipërisë Etnike. Themelimi i shtetit shqiptar bëri të mundur ekzistencën e shqiptarëve si popull e si komb i barabartë në familjen e popujve evropianë e të botës, hapi rrugën e zhvillimit të përgjithshëm, për të marrë pjesë në mënyrë aktive e në mënyrë të ndërgjegjshme në proceset përparimtare historike e botërore.

Nga ana tjetër gëzimi ynë si shqiptarë etnikë vjen i përgjysmuar. Për shkak se para një shekulli, shqiptarët u ndodhën në një situatë vërtet të vështirë. Pas vendimeve të padrejta në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, ku një pjesë e atdheut u nda nga trungu kombëtar. Edhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër që në ditën e parë kur i filloi punimet e veta më 17 dhjetor të vitit 1912, deri në përfundim më 12 gusht të vitit 1913, bëri padrejtësinë më të madhe në historinë e popullit shqiptar, ku ambasadorët e Fuqive të Mëdha, gjashtë xhelatët e kombit shqiptarë Mensdorfi i Austro-Hungarisë, Lihnovski i Gjermanisë, Imperiali i Italisë, Kamboni i Francës dhe Bekendorfi i Rusisë, si dhe udhëheqësi i kësaj konference ministri i punëve të jashtme të Anglisë Eduard Grei, ku rreth tetë muaj do të kalojnë duke biseduar rreth ndarjes së trojeve etnike shqiptare. Këto vendime të padrejta lanë gjëmë të gjatë e lemeritëse kombëtare në Shqipërinë Etnike. Me një fjalë, Shqipëria u krijua, por mbeti e plagosur rëndë.

U krijua në fakt vetëm Shqipëria bregdetare duke pasur në kufijtë e saj të cunguar politik vetëm vilajetin e Shkodrës, ndërsa pjesa më e madhe e trojeve etnike shqiptare duke përfshirë vilajetin e Kosovës me kryeqendër Shkupin, vilajetin e Manastirit dhe atë të Janinës, mbetën jashtë kufijve politik të shtetit të ri shqiptar. Me gjithë Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, që është data jonë më e rëndësishme kombëtare, me këtë akt nuk u mbyll çështja shqiptare, sepse ajo edhe sot pret zgjidhjen e drejtë edhe pas një shekulli, pasi jemi i vetmi popull në botë që jetojmë të ndarë në pesë shtete. Edhe nё ditёt e sotme nё menyrё tё padrejtё, Shqipëria ende kufizohet, në tërë gjatësinë tokësore të kufijve, me vetveten, me popullin e vet të një gjaku, të një gjuhe, dhe të një historie të përbashkët me sakrifica dhe luftëra të shumta. Prandaj një herë e mirë, është e domosdoshme që me ngulm e mençuri, të punojmë të bashkuar, të gjithë shqiptarët kudo që jemi, me aleatët tanë të sotëm e të sinqertë, që kurrë më të mos mbetemi peng i vetëflijimit dhe i koniunkturave të mbrapshta.

Mr. Jeton Ameti

Comments are closed

Sorry, but you cannot leave a comment for this post.

 
 
}
Translate »