Për ne

 
 

Kur flasim për SH.M.K. ”Naser Ademi” si qendër e mesme arsimore në komunën e Vrapçishtit, në të cilën shkollë për momentin realizohen programe të arsimit të gjimnazeve dhe e cila në të ardhmen pretendon që në vehte të ngërthej edhe drejtimet si ato ekonomike gjithashtu në kuadër të së njejtës edhe paralelet e mjekesisë. Neve na duhet që në fillim ti hedhimë veshtrim të shkurtër historikut të arsyeve dhe shkaqeve se si ka ardhur deri te themelimi i kësaj qendre të mesme arsimore e cila sivjet kremton edhe përvjetorin e dytë të themelimit të saj. Gjithashtu këtu vlen të permendet se përpos që është një institucion i ri kjo shkollë posedon edhe një staf profesional shkencorë të të dy gjinive tek i cili ekziston një elan pune dhe një vullnet i jashtëzakonshem për ti vënë në shprehje aftësitë e tyre profesionale dhe intelektuale në shërbim të brezave që vijnë pas. Këtë e dëshmon ende më tepër fakti kur kemi parasysh edhe moshën e tyre relativisht të re. Në përgjithësi historia e arsimit dhe e shkollës shqipe ka kaluar nëpër faza të mundimshme duke filluar që nga themelimi i shkollës  së parë në vitin 1887 në Korçë e deri te themelimi i institucioneve të larta shkencore në fund të shekullit XX në mbarë trevat shqiptare, përfshirë edhe popullatën e kësaj ane. Realizimi i këtij ideali për të arsimuar brezat që vinin pas shpësh herë mori edhe viktima të pafajshme ku si dëshmitar të këtyre sakrificave jemi edhe na vetë si gjeneratë dhe po që se hyjmë në analiza të hollësishme dëshmojnë shumë fakte historike se rruga nëpër të cilën ka kaluar arsimi dhe shkolla shqipe që përmendëm më lartë ka qenë tepër e dhimbshme. Në gjysmën e dytë të shekullit XX situta fillon të ndryshoj në të mirë të arsimit edhe në trevën tonë pasi deri atëherë mësimi është zhvilluar në gjuhën serbe edhe atë deri në klasë të katërt fillore, nuk është mundur të flitet shqip lërë më kur bëhët fjalë për organizim të një shkolle shqipe as që mund të imagjinohej një gjë e tillë, pasi që vendi ishte nën sundimin e të ashtuquajturës Jugosllavi e Parë apo mbretëria SKS. Duke filluar nga v.1941 dhe deri ne v.1944 vlen të përmenden organizatorët  e arsimit fillor sidomos ato të ardhur nga Shqipëria, pra mësuesit e parë që vinin nga Normalja e njohur e Elbasanit dhe atyre të rekrutuar nga rrethina jonë dhe më gjërë arrijten që me punën e tyre të palodhëshme të risin vetëdijen dhe nevojën për shkollim të gjeneratave dhe se në këtë periudhe do të ngulisin thellë në mendje idenë se ”pa shkollim të brezave që vijnë pas vehet në pikpyetje ardhmëria dhe prosperiteti i një kombi” gjë që deri atëherë por edhe më vonë do tu kishte shkuar për shtati pushtuesve të huaj nga cila do anë qofshin. Ky mision që lirisht mundemi ta quajmë edhe të shenjtë me kalimin e viteve fillon të japë në vazhdimësi rezultatet e para, dukshëm në të mirë të arsimit dhe përparimit shqiptar në përgjithsi. Kështu pra, këto rezultate fillojnë të shihen në mënyrë konkrete sidomos në vitet e shtatëdhjeta  ku rritet numri i paraleleve shqipe nëpër shkollat e mesme të qyteteve më afer: Gostivarit, Tetovës madje edhe Shkupit nga semimaturantët e shkollave fillore të asaj kohe në trevën tonë siç ishte shkolla qendrore fillore “Vllezërit Frashëri” në Negotinë dhe ato periferike të Gradecit dhe Dobrëdollit që ishin me numër më të madh të nxënësve, pastaj Sanakosit, Toplicës si dhe fshatrat e malësisë Kalishtit,  Llomnicës, Gjurgjevishtit, Gorjanit. Gati për çdo vit ky numër vinte duke u rritur, por nga ana tjetër përfshirja e femrës shqiptare nëpër shkollat e mesme që u përmendën me lartë ishte tepër e vogël e kur bëhet fjalë për vendbanimet fshatare të komunës sonë përfshirja e femrës nuk korespondonte aspak me nevojën e kohës. Me këtë rast vlen të përmenden aktivitetet që zhvilloheshin nga ana e arsimtarëve që ishin të punësuar në shkollat fillore në atë kohë për të aktualizuar çështjen në mesin e familjeve sepse kjo ishte një çështje tepër e ndjeshme, ishte një tabu temë me rrënjë shumë të thella e mbjellur nga qarqe të caktuara për gjatë historisë dhe se kërkonte një qasje serioze nga intelektualët e asaj kohe për të ndryshuar bindjet dhe ti shpallej një luft fanatizmit që e kishte kapluar popullatën e kësaj ane me dekada të tëra. Paralel me arsimtarët e shkollave fillore aktivitete të ngjashme zhvilloheshin edhe në vet gjimnazin e Gostivarit. Nga ana tjetër  nuk mundemi të mos e veçojmë kontributin e strukturave të atëhershme politike sidomos të bashkësive lokale të të gjitha fshatrave të cilët me aktivitetet e tyre të ngjeshura që i bënin me hierarkitë e pushtetit të atëhershëm duke filluar nga komuna e deri në nivel republikan e herë herë të penguar dhe të ballafaquar me pasoja të rënda politike si që ishte e zakontë të fitoheshin fillimisht epitetet të tipit nacionalist, shovinist dhe pastaj të përfundonin me burgje e tortura vetëm pse favorizohej shkolla shqipe. Për të marrë hovin e duhur i gjithë ky aktivitet vazhdimisht duke arsyetuar nevojën për shkollim të gjeneratave dhe sidomos të femrës, në gusht të v.1976 fillon një propagandë e mirëfilltë dhe në të njejtën kohë bëhet grumbullimi i dokumentacionit për regjistrim të semimaturantëve ku do të formoheshte paralelja e parë e dispersuar në kuadër të gjimnazit te Gostivarit por që mësimi do të zhvillohej në hapsirat e shkollës fillore në Negotinë. Kjo punë sa do e vogël mund të duket nga këndveshtrimi i ditëve të sotme, kjo datë shënon një etapë shumë madhështore për shqiptarët e kësaj treve. Këtu ia vlen të ceket edhe fakti shumë domethënës, se shumë prindër morën guximin që ti regjistrojnë vajzat e tyre në këtë paralele të parë. Keshtu, pas te gjitha pergatitjeve para prake ne vitin shkollor 1976/77 per se mbari filloj puna e te vetmes paralele shqipe ne Negotine ku ne ditarin e kesaj paraleleje jane te regjistruar 36 nxenes  dhe sipas ranglistes se perfaqsuar ne numra rradhiteshin Gradeci, Negotina, Dobridolli, Sanakosi, Gjurgjevishti dhe Llomnica. Ne kete paralele e ndjejme te nevojshme te permendim se trupi arsimor qe udhetonin nga Gjimnazi i Gostivarit por edhe i atyre qe vinin nga shkolla fillore per te plotesuar orarin mesimor ne fillim punonin pa kompensim.Keshtu qe ne vitet ne vijim ne perkrahje te vazhdueshme te intelektualeve te rrethit, te strukturave shoqerore te vendit u arrite qe keto paralele te kene vazhdimesine e vete dhe te bejne rritjen e numrit te nxenesve. Duke iu referruar ne kronologji zhvillimeve te me tutjeshme ne rrjedhen e puneve ne keto paralele te dispersuara “te ndara“ ka pasur nderkembezat e shumta te pushtetit nga njera ane  dhe kushteve te renda nga ana tjeter si bie fjala mungesa e objektit shkollor mungesa e mjeteve per nje realizim te mirefillt te procesit edukativo-arsimor dhe krejt keto forma shkonin paralel dhe te koordinuara mire dhe kjo beri qe ne perudhen nga viti 1989deri ne vitin 1993 te pezullohet puna e ketyre paraleleve.Pra politika e caktuar e beri te veten,mirepo me kalimin e kohes kjo pune u riaktivizua dhe per dallim nga periudha e me hershmi ku mesimi ndiqeshte vetem dy vitet e para tani keto paralele do te vazhdonin ashtu te ndaranga qendra deri ne vitin e katert. Pas vitit 2000 serish paraqitet problemi i hapesires  per mbajtje te mesimit  normal nga ana tjeter edhe numri i rritur i nxenesve i cili kalonte te dyzetat ne nje klase.Keshtu qe ne v.2002 kjo situate e krijuar me shtimin e numrit te nxenesve e obligoj udheheqesine e gjimnazit ne bashkepunim me strukturat e qeverisjes lokale te atehershme ku Negotina ishte si njesi e vecante administrative te beje kerkese ne Ministri te Arsimit per formimin edhe te nje paraleleje shtese dhe keshtu brenda 4 apo 5 viteve arrine te dyfishohet numri i paraleleve .Ketu vlene te permendet edhe politika e regjistrimit ne vitin e pare sepse gjithnje jane respektuar standardet dhe kriteret qe kane vlejtur ne te gjitha shkollat e mesme ne nivel te shtetit dhe se  gjithmone eshte respektuar ne maksimum  standardi i cilesise pasi nuk beheshte fjale me per sasine.Kjo deshmohet me faktin se shume prind nuk fshehshin paknaqesine e tyre kur femija i tyre nuk arrin te regjistrohej. Me ndarjen e re teritoriale ne R. e Maqedonise sic e dime se komunat e posa formuara shume kompetenca u barten atyre nga niveli qendror. Njera nga ato eshte edhe sektori arsimit ku u jepet e drejta komunave per themelim te shkollave fillore por edhe ato te mesme nje gje e tille i takoi edhe Komunes se Vrapcishtit. Keshtu qe me iniciative te keshillit te komunes dhe me perkrahje te plote te te gjitha spektreve politike te perfaqesuera ne keshillin komunal ne maj te vitit 2012 (me sakt 31.05.2012)sillet vendim per themelimin e SH.M.K. se ciles i propozohet dhe i perkrahet unanimisht emri i heroit tone kombetar NASER ADEMI.

 
 
Translate »